Rahoveci përgatitet për spektaklin e radhës - Bota Sot
Rahoveci përgatitet për spektaklin e radhës

Basketboll

Rahoveci përgatitet për spektaklin e radhës

Më: 8 maj 2019 Në ora: 11:54
Pamje nga një ndeshje

Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e tretë finale ndaj Rahovecit me rezultat 106:80.

Divine Myles me 27 pikë, Dardan Berisha me 20 dhe Ahmed Bashir 17 pikë ishin më efikasit në radhët e Z Mobile Prishtinës.

Te Rahoveci më të dalluarit ishin Frederick Richardson me 19 dhe Andrew Washington me 16 pikë.

Prishtinës i duhet edhe një fitore për tu kurorëzuar me titullin e kampionit, ndërkaq ndeshja e tretë finale do të zhvillohet të premtën në Rahovec me fillim nga ora 20:30. Rahoveci përgatitet për spektaklin e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...