Kawhi mban gjallë shpresat e Raptors, ngushtohet seria - Bota Sot
Kawhi mban gjallë shpresat e Raptors, ngushtohet seria

Basketboll

Kawhi mban gjallë shpresat e Raptors, ngushtohet seria

Më: 20 maj 2019 Në ora: 08:20
Kawhi

Toronto Raptors ka arritur fitore sensacionale pas dy kohëve shtesë 118-112 ndaj Milwaukee Bucks dhe kështu seria është ngushtuar në 1-2.

Topa të humbur, gjuajtje të pasakta ishin karakteristikat kryesore të ndeshjes së tretë finale në Konferencën e Lindjes.

Por padyshim diferenca ishte Kawhi Leonard, i cili shpërtheu me 36 pikë, 9 kërcime dhe 5 asiste.

Te Raptors paraqitje të mirë pati Siakam me 25 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Powell shtoi edhe 19 të tjera.

Në ndeshjen e mbrëmshme në hije ishte Giannis Antetokounmp, i cili realizoi vetëm 12 pikë, por shtoi 23 kërcime.

Ish-basketbollisti i Cavaliers, George Hill ishte në formë për Bucks, pasi shënoi 24 pikë dhe dha dy asiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...