Dardan Berisha paralajmëron britanikët!

Basketboll

Dardan Berisha paralajmëron britanikët!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2019 Në ora: 18:20
Pamje nga ndeshja Luksemburg-Kosova, Berisha me të kaltër

Britania e Madhe është kundërshtar i papërshtatshëm i Kosovës! Kombëtarja e Kosovës është mobilizuar si asnjëherë më parë për fitore kundër Britanisë së Madhe, ndeshje e cila luhet nesër në orën 20.30 në palestrën e sportit në Mitrovicë dhe në kuadër të grupit G të kualifikueseve për Eurobasket 2021. Kosova është në grup me Britaninë e Madhe dhe Luksemburgun.

Image

Djelmoshat tanë pësuan humbje në hapje të grupit si mysafirë me tetë pikë dallim (88:80) nga Luksemburgu. Humbje që është hedhur pas shpine dhe të gjitha forcat janë të fokusuar në takim me britanikët, në kërkim të fitores që shton gjasat reale për kualifikim.

Fitorja është e domosdoshme për djelmoshat tanë dhe të cilët e presin edhe përkrahjen e madhe të tifozëve “Dardanët”, që do të janë lojtari i gjashtë. Basketbollisti më i mirë në vendin tonë, Dardan Berisha, shprehet se e njohin deri diku Britaninë e Madhe. Shqetësimi më i madh për kombëtaren tonë është mungesa edhe e Lis Shoshit etj. shkaku i lëndimit. “E njohim deri diku Britaninë e Madhe dhe sigurisht janë favorit të grupit. Ne përsëri kemi probleme me lëndime që po na përcjell që disa vite ky problem dhe nuk po mundem të jemi komplet por do të luftojmë sigurisht për fitore”, tha Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Pas humbjes në Luksemburg, a besoni në fitoren ndaj britanikëve, që mund ta hap rrugën e kualifikimit dhe cila është porosia për tifozët?

“Besojmë që së bashku me tifoz në terrenin vendas me i mposht kundërshtarët e favorizuar. Siç e ceka, kemi lëndime dhe mungesa por do ta japim 100% për me fituar. I ftoj të gjithë tifozët për përkrahje në një ndeshje shumë të rëndësishme për neve”, thotë Berisha.

Të gjithë janë në pritje të kësaj sfide drithëruese dhe me të rëndësi të veçantë qoftë për njërën palë po ashtu edhe skuadrën tjetër. Kosova beson shumë në përparësinë e fushës dhe në përkrahjen e madhe nga tifozët, që t’ia dalin në këtë sfidë shumë të vështirë, që pritet me kërshëri të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat