Vëllaznimi dhe Kerasan Prishtina janë në krye

Basketboll

Vëllaznimi dhe Kerasan Prishtina janë në krye

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 10:50
Vëllaznimi dhe Kerasan Prishtina janë në krye

Vëllaznimi ka vazhduar me fitore, duke mundur në udhëtim Borean me rezultat 52:78. Kjo ishte fitorja e tretë për skuadrën kuqezi, derisa humbja e tretë për pejanët.

Fitoren e tretë e ka shënuar edhe Kerasan Prishtina, që mundi New Basket me rezultat 67:72. Kjo ishte humbja e tretë radhazi për New Basket.

Vushtrria ka shënuar fitoren e parë në stinorin vjeshtor. Vushtrriasit pas dy humbjeve, kanë fituar ndaj Prishtina e Re me rezultat 85:80. Prishtina e Re ka një fitore dhe një humbje.

Në takimin e fundit që u zhvillua të premten mbrëma, AS Prishtina ka mundur Istogun 74:60. Kjo ishte fitorja e dytë për AS Prishtinën nga dy ndeshje të zhvilluara, derisa Istogu pësoi humbjen e parë pas dy fitoreve.

Vëllaznimi dhe Kerasan Prishtina janë në krye me nga gjashtë pikë në ligën e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat