Sfida e radhës për Sigal Prishtinën

Basketboll

Sfida e radhës për Sigal Prishtinën

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 10:26
Foto

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina sot (e martë) do të jetë mysafire e Apoel Nicosia në Qipro.

Kjo është ndeshja e katërt në Grupin C të FIBA Europe Cup. Prishtinasit nga tri ndeshje kanë një fitore dhe tre humbje, kurse Apoel ka tri humbje në tri ndeshje. 

Për bardhekaltrit kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të vazhduar në rrethin e ardhshëm të kësaj gare. 

Edicionin e kaluar, kryeqytetasit arritën suksesin më të madh në këtë garë, duke hyrë në Top 16. 

Kampionët e Kosovës shpresojnë se do të përsëritin këtë sukses edhe në këtë edcion. 

Ndeshja Apoel Nicosia-Sigal Prishtina zhvillohet nga ora 17:00 me kohën tone lokale. 

Takimin e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave e kishte fituar Prishtina me rezultat 93:74.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat