Reprezentuesi i Kosovës vjen me një mesazh për qytetarët

Basketboll

Reprezentuesi i Kosovës vjen me një mesazh për qytetarët

Më: 17 mars 2020 Në ora: 18:48
Samir Zekiqi

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Samir Zekiqi ka dërguar një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës, që momentalisht janë në karantinë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ai ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, por edhe të merren me aktivitete fizike.

“Përshëndetje të gjithëve, unë jam Samir Zekiqi, basketbollist i Kosovës. Desha të jem afër jush në këto ditë karantine. Jua rikujtoj të qëndroni nëpër shtëpitë e juaja, t’i pastroni duart sa më shpesh. Ndërkohë, duhet të merreni edhe me aktivitete fizike, në ato kushte të cilat ju ofrohen. Bëjeni këtë për vete dhe për familjet e juaja. Përshëndes të gjithë tifozët e basketbollit, së shpejti do të shihemi dhe së bashku do t’ia dalim”, ka thënë Zekiqi në një video të publikuar nga faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës në rrjetin social “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat