Një tjetër rast me COVID-19 mes lojtarëve të NBA-së

Basketboll

Një tjetër rast me COVID-19 mes lojtarëve të NBA-së

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 11:36
Një tjetër rast me COVID-19 mes lojtarëve të NBA-së

Një tjetër rast me COVID-19 mes lojtarëve të NBA-së, një kampionat që pritet rikthehet në fund të muajit në “Disneyworld”, në Orlando. 

Dhe është një emër me peshë si “ylli” i Houston Rockets, Russel Westbrook, i cili zbuloi në rrjetet sociale se është testuar pozitiv me Koronavirus, në testet që u kryen përpara nisjes së ekipit për në Florida.

“Në këto momente ndihem mirë, jam në karantinë, por mezi pres të ribashkohem me shokët e mi menjëherë pasi të jem shëruar – shkruante Westbrook. – Ju falënderoj për mbështetjen që më dhatë. Qëndroni të sigurt dhe mbani maskën tuaj!”

Westbrook nuk ishte i pranishëm në avionin me të cilin skuadra e “Rockets” u nis drejt Floridas (mungonte edhe James Harden), por trajneri Mike d’Antoni në mënyrë të paqartë ishte shprehur se “ata po punojnë të veçuar”.

NBA pritet të rifillojë më 30 korrik me sfidat mes dy skuadrave të Los Angeles, Lakers dhe Clippers, dhe me atë mes Utah Jazz dhe Neë Orleans Pelicans.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat