Sportisti më i mirë në Kosovë, bëhet babë për herë të parë

Basketboll

Sportisti më i mirë në Kosovë, bëhet babë për herë të parë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 19:09
Sportisti më i mirë në Kosovë, bëhet baba për herë të parë

Drilon Hajrizi është prej basketbollistëve më të mirë në vendin tonë, ai u bë babë për herë të parë.

“Nga sot, me ndryshe!

Zoti fuqiplotë, nga sot me begatoi me një vajzë, Puhiza Hajrizin! Mua dhe Hanës, për herë të parë na e dhuron epitetin baba, përkatësisht nënë!

Unë dhe vëllau im Besarti, nuk e besoj që nënës sonë i’a kemi plotësu boshllëkun e mungesës së vajzës në familje. Lutem që atë boshllëk ta mbuloi Puhiza, duke e flladitë zemrën e nënës sime me dashuri e krenari prej vajze përkatësisht suksesi!

Zoti të rritë shëndetshëm e të bëftë të hajrit vajza ime”, ka shkruar Drilon Hajrizi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat