Houston kalon në gjysmëfinale

Basketboll

Houston kalon në gjysmëfinale

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 11:27
Houston kalon në gjysmëfinale

Houston është skuadra e katërt gjysmëfinaliste në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 104-102 ndaj Oklahomës, në ndeshjen e shtatë çerekfinale.

Sfidë me rivalitet dhe emocione, vendosur në fundin e saj.

Kolektiviteti i Houston bëri diferencën në momentet vendimtare: Gordon e Covington nga 21 pikë, Westbrook 20 dhe Harden 17 pikë, një kuartet fitues. Në gjysmëfinale, Houston do të luajë ndaj Lakers.

Në Lindje, vazhdon të befasojë skuadra e Miami, që fitoi sërish ndaj Milwaukee, këtë herë me shifrat 116-114 dhe udhëheq 2-0 serinë e gjysmëfinaleve.

Skuadra nga Florida e udhëhoqi ndeshjen gjatë gjithë kohës, duke pasur një epërsi të vogël.

7 lojtarë të Miami realizuan mbi 11 pikë (Dragic shënuesi më i mirë me 23 pikë), ndërsa për Bucks nuk mjaftuan 29 pikët e 14 rebound të Antetokounmpo për të fituar.

Konferenca e Lindjes, – Gjysmëfinale play off

Milwaukee – Miami, 114-116 (0-2)

Boston – Toronto, 102-99 (2-0)

Konferenca e Perëndimit, – Çerekfinale play off

Lakers – Portland, (4-1)

Clippers – Dallas, (4-2)

Denver – Utah Jazz, 80-78 (4-3)

Houston – Oklahoma, 104-102 (4-3)

Konferenca e Perëndimit, – Gjysmëfinale play off

Clippers – Denver,

Lakers – Houston

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat