Zyrtare: Këto janë klubet që do marrin pjesë në Superligën e Kosovës në basketboll për sezonin e ri

Basketboll

Zyrtare: Këto janë klubet që do marrin pjesë në Superligën e Kosovës në basketboll për sezonin e ri

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Nga Komesari i Garave te Federata e Basketbollit e Kosovës janë konfirmuar tetë klubet që do marrin pjesë në Superligën e Kosovës.

Federata e Basketbollit e Kosovës kishte njoftuar të gjitha klubet se, afati i fundit për paraqitjen për edicionin e ri është data 10 shtator në ora 14:00.

Sot (7 shtator), Komesiari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija në një prononcim për ‘Asistinonline’ ka konfirmuar se të gjitha skuadrat e Superligës së meshkujve janë paraqitur për edicionin e ri 2020/21.

“Të gjitha klubet e meshkujve të Superligës, kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe për edicionin e ri 2020/21. Shtyerja e afatit me tepër ka qenë vetëm për ligat më të ulëta dhe kategoriat e reja”, ka thënë Kurshumlija.

Lista e skuadrave të Superligës së meshkujve:

1. Sigal Prishtina

2. Peja

3. Rahoveci

4. Trepça

5. Bashkimi

6. Vëllaznimi

7. Ylli

8. Ponte

Kujtojmë se ditë më parë Bordi i FBK’së ka marrë vendim që të shtyjë fillimin e edicionit të ri për një muaj, më saktësisht që edicioni i ri të fillojë më 14.10.2020, kur edhe do të organizohen ndeshjet e Superkupës së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat