Pas Endrit Hysenagolli dhe Klein Strazimi, skuadra e Goga Basket ka zyrtarizuar afrimin e dy lojtarëve të tjerë, që do të veshin fanellën e ekipit durrsak sezonin e ardhshëm 2020-2021.
Bëhet fjalë për basketbollistin amerikan Griffin Ramme dhe atë malazez Nikola Gjokoviq.
Të dy këta lojtarë kanë luajtur edhe më parë me skuadrën e Goga Basket, ndaj për ta ky është një rikthim.
Ramme dhe Djokovic kanë qenë pjesë e Goga Basket në sezonin që ekipi durrsak u shpall kampion i Shqipërisë. Dy përforcime që konfirmojnë pretendimet e ekipit durrsak për të përsëritur suksesin e dy viteve më parë.