Davis ka një mundësi ku do t’i fitonte 28,75 milionë dollarë për sezonin e ardhshëm...

Basketboll

Davis ka një mundësi ku do t’i fitonte 28,75 milionë dollarë për sezonin e ardhshëm...

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 19:29
Davis ka një mundësi ku do t’i fitonte 28,75 milionë dollarë për sezonin e ardhshëm

Siç pritej, super ylli i Los Angeles Lakers, Anthony Davis planifikon të heqë dorë nga kontrata e tij dhe më pas të nënshkruajë me kampionin e NBA, sipas Shams Charania të The Athletic.

Davis ka një mundësi ku do t’i fitonte 28,75 milionë dollarë për sezonin e ardhshëm, por ai është vendosur ta refuzojë atë në mënyrë që të bëjë më shumë para në një marrëveshje të re.

Ylli i Lakers do të diskutojë një sërë opsionesh të kontratës me agjentin Rich Paul gjatë javëve të ardhshme ndërsa NBA përcakton të ardhmen e saj financiare, duke përfshirë marrëveshje afatshkurtra dhe afatgjata.

Pas fitimit të titullit, vet Davis në dhomat e zhveshjes konfirmoi se do ta vazhdonte kontratën me kampionin e ri të NBA, por kushtet do të diskutohen ditëve në vijim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat