Veseli në Sigal Prishtinë?

Basketboll

Veseli në Sigal Prishtinë?

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2017 Në ora: 12:39
Alban Veseli

Vetëm pritet zyrtarizimi i Alban Veselit në Sigal Prishtinë. Merret vesh se Veseli e Sigal Prishtina për shumëçka kanë rënë dakord, por pritet të konfirmohet nga të dyja palët. Veseli është anëtar i kombëtares së Kosovës, së fundi luajti me sukses në klubin e basketbollit Peja, tani pritet të vazhdojë aventurën në klubin ku u rrit e u bë emër, Sigal Prishtina.  

Bardhekaltrit janë kampionë të Kosovës dhe fitues të Kupës, ku do të garojnë në garat e Champions League. Veseli është një përforcim i madh që Prishtinën e bënë edhe më të pakapshme sidomos nga rivalët në elitën e basketbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat