Vdes veprimtari i shquar sportiv i Kosovës

Basketboll

Vdes veprimtari i shquar sportiv i Kosovës

Nga: K. Goca Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 11:20
Gjurgjeala

Basketbolli i Kosovës dhe në përgjithësi sporti ynë është në zi. Ka humb një nga figurat më çmuar sportive, Bujar Gjurgjeala, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesit e klubit të basketbollit Bashkimi nga Prizreni, përmes faqes së tyre në facebook, njofton se kanë humbur një nga veprimtarët sportiv.

“Sot me shumë pikëllim pranuam lajmin që ndërroi jetë njëri nga figurat kryesore të basketbollit prizrenas z. Bujar Gjurgjeala.

Ai përveç kontributit të palodhur dhe te vazhdueshëm në basketboll, ishte edhe një patriot që bëri shumë për çëshjen kombëtare. Ishte një mësues, një këshillues dhe bashkëpunëtorë i shkëlqyer.

Të qoftë i lehtë dheu, do të na mungosh!”, shkruan në faqen e Bashkimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat