John Wall fantastik, i sjell fitoren Wizards përballë Lakers

Basketboll

John Wall fantastik, i sjell fitoren Wizards përballë Lakers

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 12:13
Anthony Davis, me 27 pikë e 12 kërcime ishte më i miri për vendasit

Skuadra nga kryeqyteti amerikan ka realizuar një fitore të madhe përballë Los Angeles Lakers.

Humbje e thellë për Los Angeles Lakers, që u mposht 128-110 nga Washington Wizards brenda në kryeqytet, në një takim që u dominua nga basketbollistët vendas.

John Wall me 40 pikë e 14 asistime ishte lider për Washington, ndërsa në krahun tjetër LeBron James zhgënjeu pasi e mbylli ndeshjen me vetëm 13 pikë, duke mos qenë në një mbrëmje të mirë.

Disfatën e dytë radhazi e pëson skuadra kryesuese e Konferencës së Lindjes, Toronto Raptors. Ekipi kanadez u mund 86-95 nga Denver Nuggets, ndeshje ku loja e të dyja skuadrave ishte me luhatje.

Nikola Jokiq me 26 pikë bëri diferencën në fushë për Denver, ndërsa 29 pikët e 14 kërcime të Kawhi Leonard ishin të pamjaftueshme për Toronton. Gjithsesi deri diku kjo është një humbje e pranueshme për Raptors pasi përballë kishin skuadrën që kryeson konferencën e Perëndimit.

Fitore në udhëtim për Miami Heat, që mposhti 102-96, New Orleans Pelicans, sfidë ku mysafirët patën gjithnjë nën kontroll rezultatin e lojës.

Anthony Davis, me 27 pikë e 12 kërcime ishte më i miri për vendasit, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Miamin u dalluan Richardson me 22 pikë e Wade me 19 të tjera.

Pa probleme fiton Philadelphia 76ers, që mposhti 128-105 Cleveland Cavaliers, sfidë e vendosur në pjesën e dytë në favor të ekipit mysafir falë edhe 24 pikëve të realizuara nga Joel Embiid dhe 22 të tjera të Ben Simons.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat