Wilder po injoron telefonatat, nuk është i gatshëm për luftën me Joshuan - Bota Sot
Wilder po injoron telefonatat, nuk është i gatshëm për luftën me Joshuan

Boksi

Wilder po injoron telefonatat, nuk është i gatshëm për luftën me Joshuan

Më: 4 janar 2019 Në ora: 20:28
Wilder po injoron telefonatat, nuk është i gatshëm për luftën me Joshuan

Dueli më i madh i boksit që do të mund të shihnim do të ishte mes Anthony Joshua dhe Deontay Wilder.

Joshua do ta ketë duelin e radhës më 13 prill, në “Wembley” kundër një kundërshtari ende të panjohur.

Ai thuhet të ketë telefonuar disa herë amerikanin Wilder për të caktuar një luftë por ky i fundit nuk është përgjigjur.

Kështu ka thënë babai i promotorit të Joshuas (Eddi Hearn), Barry Hearn.

“Ne kemi dëshirë të madhe të ndeshemi me Wilder, në Wembley, më 13 prill” ka thënë Barry për “Love Sports Radio”.

“Kemi dërguar tri – katër emaile dhe dhjetëra telefonata por nuk kemi pranuar përgjigje nga kampi i Wilder” ishin fjalët e Hearn.

Wilder me gjasë do të zgjedh për duelin revansh kundër Tyson Fury, kurse Joshua do të vazhdoj për përballjen me Dillian Whyte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...