Një duel që do të unifikojë titujt kampionë bote - Bota Sot
Një duel që do të unifikojë titujt kampionë bote

Boksi

Një duel që do të unifikojë titujt kampionë bote

Më: 18 janar 2019 Në ora: 10:30
Pamje nga një meç

Boksieri meksikan Saul Canelo Alvarez, 51 fitore, 1 humbje e 2 barazime në karrierën e tij si profesionist, do të duelojë ndaj amerikanit Daniel Jacobs më 4 maj, në Las Vegas. Një duel që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e mesme. Canelo mban titujt e kategorive WBA e WBC të peshës së mesme (pesha 70-73kg), ndërsa Jacobs, 35 fitore e 2 humbje, mban titullin e kategorisë IBF.

Kjo sfidë është zyrtarizuar sot, teksa përballë njëri-tjetrit do të jenë dy nga boksierët më të mirë të këtij Divizioni. Jashtë loje ka dalë boksieri kazak Gennady Golovkin, që priste të zhvillonte sfidën e tretë me meksikanin Alvarez, por kjo “triologji”, të paktën për momentin nuk do të zhvillohet.

“Kjo sfidë është një mundësi e madhe për mua, pasi kam shansin të fitoj një tjetër titull kampion”, tha Canelo Alvarez, që mban edhe titullin kampion bote të peshës super të mesme (pesha 73-76kg). Ndërsa Jacobs, u shpreh: “Do të jetë një duel i madh dhe gjithnjë kam qenë i bindur se mund ta fitoja këtë përballje. Tani e kam mundësinë të tregoj se jam boksieri më i mirë i peshës së mesme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...