Deontay Wilder dhe Tyson Fury kanë filluar të zihen përmes llogarive të tyre në rrjetin social Twitter, pasi u bë i ditur lajmi se rimeçi mes tyre është anuluar.
Meçi mes Wilder dhe Fury në dhjetor mbaroi pa fitues, me barazim, dhe dyshja ishte në bisedime për një rimeç.
Por, presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman, tha dje se e ka marrë një konfirmim nga Fury se ai do të kërkojë meç me një tjetër boksier.
Pas këtij lajmi, Wilder e përdori llogarinë e tij në Twitter për t’iu përgjigjur një “tweet”-i të 30-vjeçarit, të cilën Fury e kishte postuar disa ditë më parë.