Wilder iu jep fund shpresave për një duel me Joshuan? - Bota Sot
Wilder iu jep fund shpresave për një duel me Joshuan?

Boksi

Wilder iu jep fund shpresave për një duel me Joshuan?

Më: 15 mars 2019 Në ora: 19:15
Deontay Wilder dhe Anthony Joshuan

Deontay Wilder është shumë afër që të shuaj shpresat për një duel me Anthony Joshuan.

Amerikanit i është ofruar një ofertë nga ‘DAZN’, e cila do t’i sillte atij fitime marramendëse, dhe ai pritet të mos e lëshojë këtë mundësi.

‘Press Association Sport’ ka mësuar se Wilder pritet ta nënshkruaj kontratën me ‘DAZN’ gjatë kësaj jave, transmeton lajmi.net.

Kompania e madhe televizive i ka ofruar ‘bomberit të bronztë’ rreth 100 milionë dollarë për këtë marrëveshje, që do t’iu jepte atyre të drejtën e transmetimit të dueleve të tij.

Kjo marrëveshje do të nënkuptonte se Wilder nuk do të përballej as me Furyn as me Joshuan gjatë këtij viti.

Kontrata e Fury me ‘ESPN’ dhe transmetimet e dueleve të Wilder nga ‘DAZN’ do të binin në kontradiktë me njëra tjetrën.

Pra, ndarja e treshes së madhe në tri kompani të mëdha televizive do ta vështirësojë shumë një marrëveshje për duel mes tyre. /Lajmi.net/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...