Joshua – Ortiz? Hearn ka disa komente për duelin e mundshëm - Bota Sot
Joshua – Ortiz? Hearn ka disa komente për duelin e mundshëm

Boksi

Joshua – Ortiz? Hearn ka disa komente për duelin e mundshëm

Më: 27 prill 2019 Në ora: 23:40
Anthony Joshua

Promotori i Anthony Joshua, Eddie Hearn, ka dhënë disa komente interesante për një duel të mundshëm mes klientit të tij dhe Luis Ortiz.

Pasi Jarrell ‘Big Baby’ Miller ka humbur licencën për të boksuar kundër Joshua, në Madison Square Garen, pas dështimit në testet e drogës, Hearn po kërkon për një kundërshtar të ri për klientin e tij.

Lufta e Joshua për mbrojtjen e titullit të kampionit në peshën super të rëndë ndaj Miller do të zhvillohej më 1 qershor, në Nju Jork.

Pas dështimit të amerikanit, tani një nga emrat që po përmendet si mundësi për të zëvendësuar Miller është ai i Luis Ortiz.

Disa raportime thonë se boksieri ka refuzuar ofertën për të luftuar me britanikun, duke kërkuar më shumë para.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Hearn, i cili beson se Joshua nuk do të kishte aspak problem të mbronte titujt e tij në një duel me Ortiz.

“Ju kam thënë se do t’i ekspozoj të gjithë. Ata thonë se është faji ynë… Jam i lodhur dhe i mërzitur nga njerëzit që tentojnë të thonë se Joshua po i shmang duelet, kur këta njerëz janë ata që dhj***n nga frika… Joshua do të shkatërronte Ortiz. Tri raunde, pa problem” ka thënë Hearn pas këtyre ndodhive, transmeton lajmi.net.

Joshua aktualisht mban rekordin prej 22:0, që do të thotë se fjalët e Hearn kanë një bazë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...