Gjashtë shtete në turneun “Lah Nimani” - Bota Sot
Gjashtë shtete në turneun “Lah Nimani”

Boksi

Gjashtë shtete në turneun “Lah Nimani”

Nga: K. G. Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:55
Sekretari i përgjithshëm i FBOXK-së, Mehmet Bogujevci dhe zëdhënësi Latif Demolli

Federata e Boksit e Kosovës, zotohet se do të organizojë siç është më së miri turneun ndërkombëtar të boksit për të ndjerin Lah Nimani, ish trajnerin më të mirë që ka pasur Kosova.  Me rastin e organizimit të turneut ndërkombëtar ‘Lah Nimani’ për të rinj, që mbahet me 25-26 maj, sekretari i përgjithshëm i FBOXK-së, Mehmet Bogujevci dhe zëdhënësi Latif Demolli, thonë se përgatitjet po shkojnë sipas planit.  Gjysmëfinalet mbahen me 25 maj në orën 16:00 dhe finalet me 26 maj (12.00) në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. “Për shkak të mungesës së mjeteve financiare kemi ftuar vetëm 6 shtete edhe pse shumë shtete tjera kanë shpreh gatishmëri për të marrë pjesë në këtë turne. Pjesëmarrës do të jenë boksierët nga Belgjika, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Gjermania, Shqipëria dhe Kosova”, tha Demolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...