Fury gati për meçin ndaj të pamposhturit Schwarz: Nuk do gaboj si Joshua - Bota Sot
Fury gati për meçin ndaj të pamposhturit Schwarz: Nuk do gaboj si Joshua

Boksi

Fury gati për meçin ndaj të pamposhturit Schwarz: Nuk do gaboj si Joshua

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 09:26
Fury vs Schwarz

Tyson Fury njoftohet se do përfitojë më shumë se 10 milionë funte në luftën e pazakontë me Tom Schwarz në Las Vegas këtë fundjavë.

‘Gypsy King’ u shfaq tejet i relaksuar dhe me besim të plotë të martën në mbrëmje duke u stërvitur me trajnerin e tyre, përpara se të fliste me tifozët dhe të nënshkruante autografe.

Qindra tifozë dolën për të përcjellur Furyn dhe Schwarz pasi dy boksierët kaluan një seancë të lehtë në përgatitje për luftën e së shtunës.

Fury, i cili ka folur si mbështetës dhe kritik i Anthony Joshuas pas disfatës së shokut të tij nga Andy Ruiz Jr, këmbënguli se ai nuk do të përsërisë gabimin e tij.

“Kur paguhesh aq shumë sa unë, motivimi është i lehtë. Shumë i lehtë”, tha Fury, që Mirror pretendon do të fitojë mbi 10 milion paund për luftën me të pamposhturin Schwarzer.

”Siç e pamë javën e kaluar, nuk mund të nënvlerësosh askënd”, shtoi ai. ”Ky është boks i rëndë dhe Tom Schwarz e di se nëse ai mund Tyson Furyn, atëherë jeta e tij do ndryshojë”.

”Ai bëhet një multi-milioner, ai merr titullin e shfaqjeve të mëdha dhe të gjitha ëndrrat e tij bëhen realitet”, potencoi boksieri britanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...