Kur Xhevdet Peci nokautoi serbin!  - Bota Sot
Kur Xhevdet Peci nokautoi serbin! 

Boksi

Kur Xhevdet Peci nokautoi serbin! 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2019 Në ora: 17:39
Kur Xhevdet Peci nokautoi serbin! 

Një fotografi sa një mijë fjalë dhe ka dashamirë të boksit që ende e ruajnë me fanatizëm, ku shihet në këmbë  Xhevdet Peci.

Kjo fotografi është bërë në vitin 1983-1984, kur Xhevdet Peci ka qenë boksier i Prishtinës, pesë herë kampion e gjashtë nënkampion i ish Jugosllavisë.

Bile Peci është boksieri që ka boksuar më së shumti në fanellën e Prishtinës.     

Në faqen e Navrsarim Patagorski është publikuar foto dhe shkruan Xhevdet Peci-Joliq. 

Shihet në foto se si Peci e ka nokautuar serbin në atëkohë, ku vërtet kishte çuar në këmbë të gjithë tifozët shqiptar. 

Peci ka boksuar në kategorinë rëndë dhe ka qenë specialist për t’i nokautuar rivalët, sidomos boksierët serb, ku e thotë edhe vet: Më së shumti kam nokautuar serbët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...