Andy Ruiz nënshkruan kontratën për revanshin me Joshua, ky është vendi ku zhvillohet dueli - Bota Sot
Andy Ruiz nënshkruan kontratën për revanshin me Joshua, ky është vendi ku zhvillohet dueli

Boksi

Andy Ruiz nënshkruan kontratën për revanshin me Joshua, ky është vendi ku zhvillohet dueli

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 17:39
Andy Ruiz

Andy Ruiz Jr ka nënshkruar kontratën për revanshin e shumëpritur me britanikun Anthony Joshua.

Ruiz ka vënë firmën e tij në kontratën që parasheh se revanshi do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Promotori i AJ, Eddie Hearn, ka konfirmuar se gjithçka është vendosur, dhe dyshja do të përballen më 7 dhjetor, në Diriyah.

Gjithçka kishte mbetur peng i kërkesave të meksikanit, i cili kërkonte më shumë se 8 milionë funte për revanshin.

Duket se boksieri është pajtuar për kushtet personale, dhe tashmë është mësuar edhe zyrtarisht vendi dhe koha për duelin.

Kujtojmë se duelin e parë e kishte fituar Ruiz, pasi nokautoi katër herë Joshuan, për t’i marrë titujt e kampionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...