I pamëshirshëm - Bota Sot
I pamëshirshëm

Boksi

I pamëshirshëm

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 18:27
I pamëshirshëm

Pas fitores që Nate Diaz e arriti ndaj Anthony Pettis në eventin UFC-241, zhvilluar fundjavën e kaluar në Kaliforni, ka ardhur reagimi i një prej rivalëve të tij më të fortë në kafaz, Conor McGregor.

Dy sportistët janë përballur dy herë në vitin 2016 ku herën e parë fitoi Diaz, ndërsa revanshin e fitoi irlandezi. McGregor ka befasuar të gjithë me postimin e tij, duke shprehur fjalë admirimi për Diaz. Ky mesazh vjen 3 vjet nga sfida e dytë mes dy sportistëve.

“Si sot 3 vite më parë, unë dhe ky luftëtari meksikan shkuam në betejë. Urime për fitore që korre këtë fundjavë Nate, ajo që pashë ishte motivuese për rikthimin tim”, shprehet irlandezi.

“Nuk të vë faj që nuk përmende emrin tim pas përfundimit të duelit, për të zhvilluar triologjinë. Ti e di si bëhem unë nëse më ngrihet mendja, i pamëshirshëm. Më pëlqeu stili që përdore në raundin e tretë, por që në raundin e parë bëre një paraqitje të mirë. Ishte ajo që unë shpresoja që ti të bëje, ndaj jam i lumtur që e realizove atë”, tha McGregor.

Në fund, një mesazh për duelin e tretë mes tyre: “Unë do të jem i përgatitur kur ne të dy do të ndeshemi përsëri. Nëse do të ketë një duel të tretë. Nëse nuk do të ketë, gjithmonë respekt për ty. Zhvilluam një betejë që do të mbahet mend për shumë kohë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...