Me grushte, bërryla, shkelma... - Bota Sot
Me grushte, bërryla, shkelma...

Boksi

Me grushte, bërryla, shkelma...

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 12:29
Khabib Nurmagomedov nuk impresionohet nga kërcënimet

Khabib Nurmagomedov nuk impresionohet nga kërcënimet që po merr nga rivali i tij Dustin Poirier para eventin UFC-242. Në këtë duel që do të zhvillohet ditën e shtunë në Abu Dhabi e që do të transmetohet nga SuperSport, rusi do të tentojë mbrojtjen e titullit kampion bote në peshën e lehtë ndaj amerikanit që mban “titullin e përkohshëm”.

“Jam fokusuar totalisht te dueli ndaj Dustin P. Është rivali im i radhës, ndaj kjo do të jetë sfida ime më e vështirë në karrierë, por edhe më e rëndësishmja”, – deklaroi kampioni rus, i cili ka regjistruar 27 fitore radhazi në kafaz.

Khabin duket qartë se e ka marrë shumë seriozisht këtë kundërshtar, edhe pse njerëzit mendojnë se mund të fitojë lehtësisht.

“Shumë njerëz e nënvlerësojnë Dustinin dhe punën që ai po bën në tapet. Unë dueloj mirë aty dhe kam një kapje po kaq të mirë, pasi jam mundës. Ai ka një goditje të fortë, ndaj pres një duel të ashpër. Ka për të qenë një sfidë e bukur, me grushte, bërryla, shkelma… Do të argëtohemi të gjithë në kafaz dhe jashtë tij. Kam 100 ditë që punoj fort për këtë sfidë, ndaj nuk do të bëj gabimin e madh ta nënvlerësoj rivalin tim”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...