Zeneli: Jam i motivuar fuqishëm për fitoren e dytë kundër Darkos - Bota Sot
Zeneli: Jam i motivuar fuqishëm për fitoren e dytë kundër Darkos

Boksi

Zeneli: Jam i motivuar fuqishëm për fitoren e dytë kundër Darkos

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 15:03
Zeneli: Jam i motivuar fuqishëm për fitoren e dytë kundër Darkos

Ilir Zeneli, boksieri i “ArenaRing Management Promotion”, më 28 mars do të zhvilloj ndeshjen e tij të dytë në boksin profesionist kurse kundërshtar i tij kësaj radhe do të jetë Darko Knazheviq, një boksier me përvojë i cili në karrierën e tij ka zhvilluar 46 ndeshje. Iliri për këtë përballje kryesisht është përgatitur në Gjermani, kurse ka zhvilluar edhe një mini përgatitjet edhe me Arben Shemallarin me të cilin janë në një ekip.

Me formën e tij është shprehur i kënaqur boksieri shqiptar dhe pret fitore. “Kundërshtarin tim e njoh shumë mirë dhe e di që është më përvojë të madhe, mirëpo mua më duhet ngritje në rang listën botërore andaj nëse nuk ndeshem me të tillë do jesh shumë prapa.

Kam besim tek menaxheri im Avdyl Salihu si dhe kam mbështetje nga familja, andaj do të boj çmos të vij deri tek triumfi. Shpresoj se nuk do të mungoj as përkrahja nga fansat e mi”, tha Zeneli, i cili në fund apeloj se të gjithë ata që dëshirojnë të mbështesin në sponzorizim ta kontaktojnë. Dueli do të zhvillohet në Velbert të Gjermanisë dhe është caktuar të jetë 6 runde.

Cekim se ndeshjen e fundit, Zeneli e kishte pasur para 2 muajve kur kishte mposhtur pa probleme boksierin serb, Vanja Dumitrov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat