Wilderi e rrah burrin që e kishte sharë në rrjete

Boksi

Wilderi e rrah burrin që e kishte sharë në rrjete

Më: 3 prill 2020 Në ora: 13:50
Wilderi e rrah burrin që e kishte sharë në rrjete

Deontay Wilder e kishte rrahur burrin që e kishte sharë në rrjete sociale, Charlie Zelenoff, në vitin 2014, pasi që ky i fundit ia kishte dërguar boksierit të famshëm disa mesazhe raciste dhe ofenduese.

Ish-kampioni i WBC në kategorinë e peshave të rënda ishte pajtuar të takohet me abuzuesin e tij në rrjete sociale, i cili pretendonte se është i pamposhtur në një kamp stërvitor në Los Angeles.

Wilder kishte udhëtuar deri në Los Angeles me qëllimin e vetëm për t’ia dhënë një mësim Zelenoffit, i cili kishte bërë komente onlinë për vajzën e Wilderit, Naieyan, e cila vuan nga një sëmundje të njohur si “spina bifida”.

Tani që të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar me qëllim që të ndalohet sa më shumë përhapja e koronavirusit, tifozët e kanë kujtuar atë përballje mes Wilderit dhe Zelenoffit.

Në video mund të dëgjohet Wilder duke bërtitur e duke udhëzuar Zelenoffin që të mos përdorë më kurrë fjalë raciste drejt tij dhe të mos flasë kurrë më për vajzën e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat