Joshua: Si kampion britanik ne kurrë nuk e marrim respektin nga mediat botërore

Boksi

Joshua: Si kampion britanik ne kurrë nuk e marrim respektin nga mediat botërore

Më: 5 prill 2020 Në ora: 13:13
Si kampion britanik ne kurrë nuk e marrim respektin nga mediat botërore

Anthony Joshua rikujton sesi ekspertët dhe idhujt e tij e kishin quajtur të çmendur sepse ishte pajtuar për rimeç me Andy Ruiz Jr, menjëherë pasi kishte humbur ndaj meksikanit për titullin e botës në kategorinë e rëndë.

Joshua i rimori titujt e vet në IBF, WBA dhe WBO nga Ruiz Jr në dhjetor, gjashtë muaj pasi i kishte humbur.

Boksieri britanik thotë se kishte vendosur të mos i dëgjonte këshillat e të tjerëve, të cilët mendonin se do të ishte çmendur për të të futej përsëri në ring me meksikanin.

“Ndjeva, dhe edhe sot mendoj kështu, që të gjithë më hodhën poshtë. Prandaj thashë: ‘në rregull’. Ata më thoshin mua: ‘Josh, nuk duhet të futesh në ring për rimeç, është çmenduri’”, kujton 30-vjeçari.

“Po flas për disa prej idhujve të mi. Pra, gjëja më e mirë për Arabinë Saudite ishte se unë ia dëshmova vetes sime se pavarësisht se çfarë më thonë idhujt dhe ekspertët, askush nuk mund të jetë kundër ndjesisë së guximit që e kam”, shtoi ai.

“Prandaj në fund të meçit është një video ku Eddie kërcen, menaxheri im Freddie kërcen, ama unë qëndroj aty i pa lëvizur”, vazhdoi ai.

Joshua tha se pati drejt që i besoi guximit për t’u futur në rimeç

Joshua e pranoi gjithashtu se, edhe pse humbja e parë gjashtë muaj më herët kishte pasur ndikim negativ te ai, ishte faktor i rëndësishëm në rikthimin e tij si kampion bote në peshat e rënda.

“Ishte një moment i vështirë në karrierën time. Viti i kaluar ishte vërtet vit i vështirë”, theksoi ai.

“Si kampion britanik ne kurrë nuk e marrim respektin nga mediat botërore, të cilat udhëhiqen nga Amerika deri në një shkallë, sepse jemi britanikë”, nënvizoi Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat