Sportistja shqiptare del pozitive - Bota Sot
Sportistja shqiptare del pozitive

Boksi

Sportistja shqiptare del pozitive

Më: 7 prill 2020 Në ora: 15:22
Sportistja shqiptare del pozitive

Kampionia e botës në boks, Fabiana Bytyqi ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga Këshilli Botëror i Boksit (WBC), version në të cilin Fabiana është kampione e botës në kategorinë atom, deri 46.27 kilogramë.

“Presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman dhe gjithë familja e boksit, uron shërim sa më të shpejt dhe të plotë të Fabiana Bytyqit. Fabiana Bytyqi është kampionia e parë e botës e diagnostikuar me COVID-19. Fabiana Bytyqi ka bërë histori duke u bërë boksierja e parë nga Çekia që ka fituar një titull të madh të botës, kur e mposhti në shtator të vitit 2018 Denise Castlen”, ësahtë thënë në komunikatë nga WBC.

Më herët me koronavirus ishte diagnostikuar trajneri i Fabiana Bytyqit, Lukas Konecny.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat