Bogujevci ka ditë të madhe! Cili ishte suksesi më i madh i tij? - Bota Sot
Bogujevci ka ditë të madhe! Cili ishte suksesi më i madh i tij?

Boksi

Bogujevci ka ditë të madhe! Cili ishte suksesi më i madh i tij?

Më: 3 maj 2020 Në ora: 16:15
Bogujevci ka ditë të madhe! Cili ishte suksesi më i madh i tij?

Ish-kapiteni i klubit të boksit Prishtina, Mehmet Bogujevci sot ka një ditë të veçantë. Ai feston ditëlindjen e 69-të. Legjenda e boksit të Kosovës ka lindur me 3 maj 1951.

Mehmet Bogujevci ishte boksier i dalluar i klubit të boksit Prishtina. Ishte kampion i shumëfishtë në ish-federatën jugosllave në boks, ish reprezentues i Jugosllavisë, kampion i shumëfishtë ballkanik, kampion i Lojërave mesdhetare në Split, fitues i shumë turneve me renome ndërkombëtare, pjesëmarrës në kampionatet evropiane, botërore si dhe i Lojërave Olimpike.

Suksesi i tij më i madh në planin individual është fitimi i medaljes së argjendtë-titulli i nënkampionit Botëror në botërorin e boksit amator në Beograd në vitin 1978, kurse ndër sukseset e tij në planin ekipor mbeten të paharruar pesë titujt e fituar kampion të Jugosllavisë me KB Prishtina.

Mehmet Bogujevci sot jeton në Prishtinë dhe është një gjysh i lumtur.
Urime dhe me fat ditëlindjen legjendë. /reshat ibrahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat