Para 10 ditësh, boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi, mori titullin kampion i botës në IBO dhe WBA. Ai u bëh shqiptari i parë me këto “spaleta”. Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje, prej tyre 19 me nokaut. Së fundi, për të marrë titullin e lartë, mposhti në ring Boesel, që kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje.
Ditën e sotme, Krasniqi është pritur nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka ndarë në rrjetet sociale një foto me boksierin e njohur dhe ka dhënë një mesazh:
Kënaqësi e veçantë të takoja Kampionin e ri të botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin Krasniqi.
Puna, përkushtimi dhe sakrificat e tij drejt suksesit, janë frymëzuese! Krenar për ty Robin!”.