Bogujevcit iu bëhet zemra mal me Remzon: Fitore historike, medalje e madhe!

Boksi

Bogujevcit iu bëhet zemra mal me Remzon: Fitore historike, medalje e madhe!

Nga: K.G. Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 21:34
Mustafiq dhe Bogujevci

Shefki Bogujevci, selektor i Kombëtares së Kosovës, iu bëhet zemra mal me fitoren e boksierit Remzo Mustafiq.

Ai e quan fitore historike dhe është i lumtur deri në pikën e fundit, që ka një brumë të tillë në Kombëtare. 

“Fitore historike e boksierit të Kosovës, Remzo Mustafiq, në Kampionatin Europian për të rinj, ku me këtë fitore Remzo i siguroi Kosovës medaljen e bronztë.

Ai të premten lufton në gjysmëfinale kundër boksierit nga Ukraina, shpresojmë se Remzo do të kthehet si kampion evropian nga ky kampionat!”, ka shkruar Bogujevci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat