Vranoci mëton Kampionatin Europian dhe atë Botëror

Boksi

Vranoci mëton Kampionatin Europian dhe atë Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 18:16
Dielli Vranoci në mes me trajnerë

Shumica e klubeve, po ashtu e sportistëve në sporte individuale, pretendojnë se viti 2017 do të jetë më i pasur në çdo aspekt dhe të arrijnë suksese më të mëdha se gjatë vitit që po e lëmë pas. Kosova ka një numër të madh të boksierëve të talentuar që kërkojnë rezultate edhe më të mira se gjatë këtij viti.  Boksieri i talentuar Dielli Vranoci,  bokson për klubin e Pejës dhe është anëtar i kombëtares së Kosovës, ka synime të mëdha për vitin e ardhshëm. Ai ka 21 vjet, bokson në kategorinë 64 kg dhe vlerësohet si ndër talentet më të mëdhenj në vend. “Synimet e mija janë që në vitin 2017 të jem sa më i përgatitur dhe të marrë pjesë në Kampionatin Europian dhe atë Botëror. Shpresoj se do të arrijë suksese, pasi që besoj në aftësi të mija”, thotë Vranoci për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai ushtron nën drejtimin e trajnerëve Usama Zeqirit dhe Avni Sejfijajt.  Vranoci shprehet se ka qenë vit i mbarë me bindje se do të jetë edhe më i mirë se viti i ardhshëm! “Ka qenë vit i mbarë për mua dhe jam i lumtur që jam...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat