Berisha sërish do të ngjitet në ring

Boksi

Berisha sërish do të ngjitet në ring

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 14:23
Rinor Berisha para një meçi

Djaloshi me prejardhje nga Peja po që vepron dhe jeton në Austri, ka njoftuar se ndeshjen e radhës në Kikboks do ta zhvilloj më 23 shtator edhe atë në Vjenë të Austrisë. Rinor Berisha thotë se për këtë përballje po përgatitet maksimalisht në klubin e tij dhe se shpreson fitoren e radhës. Cekim se ndeshjen e fundit Berisha e zhvilloi në muajin korrik në Prishtinë kur kishte mposhtur boshnjakun, Xhenan Novaliq. “Kundërshtari im është nga Aleksandar Gherman jeton në Vjenë por me prejardhje është nga rumunia. Nuk kam informata sa ndeshje ka, por e di se është shumë i fuqishëm dhe për mu kjo do jetë përballja ma e fortë që kam pasur deri tani. Kjo nuk më pengon shumë pasi unë po mendoj vetëm për fitore dhe atë do e arrij”, deklaroi për “ArenaRing”, Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat