FC-231: Max Holloway mposht Ortega, konfirmohet mbret i peshës “featherweight”

Boksi

FC-231: Max Holloway mposht Ortega, konfirmohet mbret i peshës “featherweight”

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 09:43
Max Holloway

Max Holloway ka konfirmuar sot se është “mbreti” i peshës “featherweight”, pas fitores me “KO teknik” ndaj Brian Ortega (ndeshja u ndal nga gjyqtari në fund të raundit të katërt). Sfida mes dy sportistëve e vlefshme për eventin UFC-231, u zhvillua mëngjesin e sotëm në “Scotiabank Arena” të Torontos, në Kanada.

Kjo është hera e dytë që Holloway mbronte titullin kampion bote në këtë Divizion, por mbi të gjitha ky është suksesi i tij i 13-të radhazi në kafaz. Falë një përgatitje më të mirë, gjuajtjeve të sakta, sidomos në raundin e dytë, Holloway e ktheu fytyrën e Ortega në një maskë të kuqe, e shpërfytyruar nga dëmtimet, çka detyruamn gjyqtarin të ndalë sfidën.

Fytyra e Ortega u kthye në një tabelë qitje për Holloway, që edhe pse kishte një vit që nuk duelonte në kafaz, për shkak të dëmtimeve, arriti të tregojë se nuk e ka humbur instiktin “vrasës” dhe të fituesit. Për Holloway kjo është fitorja e 20-të në karrierë (ka edhe 3 humbje), ndërsa për Ortega vjen ndalesa e parë në karrierë pas 14 fitoresh dhe 1 dueli pa rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat