Presidenti afgan njofton për emërimin e dy ministrave të rinj

Bota

Presidenti afgan njofton për emërimin e dy ministrave të rinj

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 15:45
Presidenti afgan, Ashraf Ghani. Fotografi nga arkivi.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani ka njoftuar se ka emëruar Assadullah Khalid në postin e ministrit të Mbrojtjes dhe Amrullah Saleh, ministër të Brendshëm.

Khalid në të kaluarën ka mbajtur pozitën e shefit të Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë së Afganistanit, ndërkaq Saleh ka qenë shef i shërbimit të inteligjencës.

Ghani e bëri njoftimin për këto dy emërime të reja përmes një dekreti, ku kërkoi nga Ministri për Çështje Parlamentare që të dërgoi këto dy nominime për miratim në Dhomën e Ulët të Parlamentit afgan.

Dy zyrtarët do të jetë ushtrues detyre të postit të ministrit, në dikasteret përkatëse, derisa Parlamenti të miratojë kandidaturat e tyre.

Ende nuk është dhënë asnjë arsye zyrtare për këto ndryshime në Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Brendshme.

Njoftimi për emërimin e dy ministrave të rinj vjen disa muaj pasi presidenti Ghani refuzoi dorëheqjet e ish-ministrit të Brendshëm, Ahmad Barmak dhe atij të Mbrojtjes, Tariq Shah Bahrami, të cilët paraqitën dorëheqjet e tyre për shkak të dallimeve politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat