Katër të vdekur dhe 70 të zhdukur nga shembja e ndërtesës në Rusi

Bota

Katër të vdekur dhe 70 të zhdukur nga shembja e ndërtesës në Rusi

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 16:46
Katër të vdekur dhe 70 të zhdukur nga shembja e ndërtesës në Rusi

Katër persona kanë humbur jetën dhe rreth 70 janë raportuar të zhdukur pasi një shpërthim i fuqishëm i bombolës së gazit e shkatërroi një pjesë të ndërtesës së banimit. Ky shpërthim i la të pastrehë qindra banorë të bllokut në natën e vitit të ri.

Një pjesë e konsiderueshme e ndërtesës u shemb nga fuqia e shpërthimit në qytetin industrial të Magnitogorskut. Besohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës gjashtë të mëngjesit. Katër persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa katër të tjerë janë dërguar në spital. Ndërkaq, 16 persona, përfshirë 7 fëmijë, janë nxjerrë nga gërmadhat.

Televizioni kombëtar ka njoftuar se nën gërmadha mund të jenë ngujuar edhe rreth 50 persona tjerë. Ekipet e shpëtimit po përpiqen t’i largojnë copat e betonit në një mot të ftohtë me temperaturë -18 gradë Celsius. Pritet që gjatë natës temperatura të zbresë deri në -23 gradë. Vendin e ngjarjes e ka vizituar edhe presidenti rus, Vladimir Putin, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat