Riformatim i pjesshëm i qeverisë

Bota

Riformatim i pjesshëm i qeverisë

Më: 14 janar 2019 Në ora: 20:26
Justin Trudeau

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau bëri të ditur një riorganizim të pjesshëm të kabinetit të tij qeverisës, rreth nëntë muaj nga organizimi i zgjedhjeve parlamentare, të cilat  njoftohen të pasigurta për qeverinë e tij liberale.

Në total, tre titullarë do të jenë pjesë e ndryshimeve dhe dy përfaqësues të rinj hyjnë në këshillin e ministrave, i cili ruan barazinë ndërmjet grave dhe burrave.

Ndryshimi më i rëndësishëm përfshin Jane Philpott, e cila kalon nga ministre e Shërbimeve Autoktone në postin e kryetares së Bordit të Thesarit, ku do të jetë përgjegjëse për buxhetin.

Jody Wilson-Raybould, amerikanoindiania e parë e emëruar ministre e Drejtësisë, humbet pozicionin e saj dhe tani do të jetë përgjegjëse për çështjet e veteranëve.

Ajo zëvendësohet nga David Lametti, një avokat me profesion dhe ish pedagog i drejtësisë, i cili mund të ketë fjalën e fundit për ekstradimin apo jo drejt SHBA-së të kryefinancieres së gjigantit kinez të telekomunikacionit ‘’Huawei’’, e liruar me kusht, e kthyer në epiqendrën e një krize të rëndë diplomatike midis Kanadasë dhe Kinës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat