Kina e hapur për një bashkëpunim hapësinor me vendet e tjera

Bota

Kina e hapur për një bashkëpunim hapësinor me vendet e tjera

Më: 16 janar 2019 Në ora: 17:25

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying e bëri këtë koment pasi Kina dhe NASA shkëmbyen informacione mbi sondën hënore “Chang’e-4” para se ajo të lëshohej, sipas CRI-së.

“Përparimi i shkencës dhe teknologjisë duhet t’i shërbejë paqes dhe përparimit të përbashkët të njerëzimit.

Besojmë se vendet e botës duhet të mbajnë në mend idenë për të ndihmuar në zhvillimin e njerëzimit dhe për të pasur një mendësi të hapur, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse në bashkëpunimin shkencor.

Kina duhet të vazhdojë t’i përmbahet një fryme të tillë për të kryer shkëmbimet dhe bashkëpunimin me vendet e tjera të botës, duke përfshirë ShBA-në, në eksplorimin e hapësirës.”

Sipas raportit, NASA kërkoi informacione mbi gjatësinë e gjerësinë gjeografike dhe kohën e uljes së “Chang’e-4” në Hënë.

Njoftohet se ky shkëmbim është bashkëpunimi i parë mes programeve hapësinore kineze dhe amerikane që nga viti 2011, kur një ligj federal i SHBA-së ia ndaloi NASA-s të bashkëpunojë me Kinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat