Rreth 16 ushtarë të vdekur, përfshirë amerikanë në një sulm të ISIS-it në Siri

Bota

Rreth 16 ushtarë të vdekur, përfshirë amerikanë në një sulm të ISIS-it në Siri

Më: 16 janar 2019 Në ora: 18:17
Siri

Gjashtëmbëdhjetë persona përfshirë ushtarë amerikanë u vranë sot në një sulm kamikaz të marrë përsipër nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) në Minbej, Siri, sulmi më i rëndë ndaj forcave amerikane të koalicionit ndërkombëtar që nga viti 2014 në këtë shtet.

Zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar antixhihadist të udhëhequr nga SHBA-ja pranoi në profilin e tij në ”Twitter” vdekjen e ushtarëve amerikanë, të vrarë nga një shpërthim, ndërsa po kryenin një patrullim rutinë.

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence u shpreh sot se SHBA-ja do ta bënte të pamundur rigjallërimin e grupit të Shtetit Islamik, pas vdekjes së ushtarakëve amerikanë në një sulm në veri të Sirisë.

Ne do të qëndrojmë në rajon dhe do të vazhdojmë luftën për të siguruar që grupi i Shtetit Islamik të mos tregojë më fytyrën e tij të urryer”, tha Pence, duke konfirmuar tërheqjen e njoftuar të trupave amerikane në Siri. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat