Banka e Anglisë bllokon zyrtarët e Maduros të tërheqin ar në vlerë 1.2 miliardë dollarë

Bota

Banka e Anglisë bllokon zyrtarët e Maduros të tërheqin ar në vlerë 1.2 miliardë dollarë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 23:48
Nicolas Maduro

Banka e Anglisë (The Bank of England) ia ka bllokuar presidentit kontrovers të Venezuelës, Nicolas Maduro, mundësinë e tërheqjes së arit me vlerë prej 1.2 miliard dollarësh.

Ky veprim erdhi pasi lideri venezuelas i opozitës, Juan Guaido, e shpalli veten president, në mënyrë që t’i japë vendit një mundësi për të zhvilluar zgjedhje të pavarura.

Mirëpo, Maduro e ka kundërshtuar këtë veprim të politikanit Guaido, gjë që ka bërë Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera perëndimore të reagojnë.

Britania e Madhe i është bashkuar kësaj kauze duke thënë se do ta njohë Guaidon si president të përkohshëm nëse zgjedhjet e reja nuk shpallen brenda tetë ditëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat