Edhe Rusia si SHBA, tërhiqet nga traktati për armët bërthamore

Bota

Edhe Rusia si SHBA, tërhiqet nga traktati për armët bërthamore

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 17:47
Vladimir Putin dhe Donald Trump

Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan tërheqjen nga traktati dhjetëra vjeçar i kohës së Luftës së Ftohtë, që ndalonte një kategori të tërë armësh nukleare, Moska bëri dhe ajo të njëjtë gjë.

Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të nisë punën për zhvillimin e kapaciteteve të reja të raketave bërthamore dhe supersonike. I firmosur nga SHBA dhe ish-Bashkimi Sovjetik në 1987-tën, traktati i ndalonte të dy vendeve përdorimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi.

“Partneret tanë amerikanë njoftuan se do ta anulojnë pjesëmarrjen e tyre, ndaj dhe ne po anulojmë tonën. Megjithatë të gjitha propozimet tona në këtë drejtim mbeten si gjithmonë në tryezë, ndërsa dyert e bisedimeve i kemi të hapura”, tha Putin. Vendimin e Amerikës, Putin e diskutoi me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe atë të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

“Gjatë viteve të fundit, kemi parë se partnerët tanë nuk po i përkrahin iniciativat tona”, u shpreh shefi i Kremlinit. “Përkundrazi, vazhdimisht kanë nxjerrë pretekste për të dëmtuar sistemin global të sigurisë”, ka shtuar ai. Traktati SHBA-Rusi, i cili ka eliminuar një klasë të tërë raketash nga Europa, konsiderohet kyç për stabilitetin strategjik mes Uashingtonit dhe Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat