“Save the Children”, 1 në 5 fëmijë jetojnë mes luftës

Bota

“Save the Children”, 1 në 5 fëmijë jetojnë mes luftës

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 12:01
Foto Ilustrim

Rreth 1 në 5 fëmijë jetojnë në zonat e prekura nga konflikte të armatosura dhe luftra, sipas një raporti të ri të publikuar nga “Save the Children”.

Rreth 420 milionë fëmijë jetonin në zona konfliktesh në 2017, duke shënuar kështu një numrin më të madh të fëmijëve të rrezikuar nga luftërat në të paktën 20 vitet e shkuara.

Fëmijët janë prekur më rëndë nga konflikti në Afganistan, Jemen, Sudanin Jugor, Republikën e Afrikës Qendrore, Republikën Demokratike të Kongos, Siri, Irak, Mali, Nigeri dhe Somali.

Raporti i “Save the Children” nënvizon se një arsye përse është shënuar kjo rritje e numrit që jetojnë në zonat e konflikteve është se lufta moderne ka ndryshuar vijat e frontit me luftimet në zonat urbane, në mes të popullatës civile, që janë gjithnjë e më të shpeshta dhe me mosrespektimin e rregullave ndërkombëtare.

Shkeljet e rënda të të drejtave të fëmijëve, mes të cilave vrasje, gjymtime, rekrutime apo rrëmbime nga grupe të armatosura, dhunë seksuale, sulme në shkolla dhe privim nga ndihmat humanitare, janë shtuar po ashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat