Të paktën 11 persona u plagosën sot në Kinën jugore kur një person i sëmurë mendërisht i sulmoi me një thikë.
Policia në qytetin e Dzijian njoftoi se policia dhe kalimtarët menjëherë kapën sulmuesin.
Ai u identifikua si Guo Kaibing, 33-vjeç, familja e të cilit pretendon të ketë një diagnozë të një sëmundjeje mendore.
Asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.