Korea e Jugut e njeh Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës

Bota

Korea e Jugut e njeh Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 12:29
Presidenti i përkohshëm i Venezuelës, Juan Guaido

Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut njoftoi se e njeh, Juan Guaidon, si president të përkohshëm të Venezuelës.

Udhëheqës i opozitës, Juan Guaido, e deklaroi veten president të përkohshëm të vendit në fund të janarit.

Ai është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende perendimore.

Presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, mbështetet nga Rusia, Kina, Meksika dhe një sërë vendesh tjera.

Kriza në Venezuelë është thelluar ditëve të fundit pasi presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro, vendosi mbylljen e kufijve për të mos lejuar ndihmat e huaja të hyjnë në vend.

Miliona banorë të Venezuelës janë duke u përballur me krizën e furnizimit me ushqim përderisa ekonomika e vendit është e shkatërruar nën udhëheqjen e Maduros.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat