“Normalizohet” situata SHBA-BE, evropianëve u kthehet statusi

Bota

“Normalizohet” situata SHBA-BE, evropianëve u kthehet statusi

Më: 4 mars 2019 Në ora: 17:04
Foto

SHBA ka bërë të ditur se ka rikthyer misionin e BE-së në Uashington në statusin e tij të mëparshëm, duke e quajtur bllokun si një nga “partnerët e tyre më të vlefshëm”.

Në fund të vitit të kaluar, SHBA-ja e uli statusin diplomatik të misionit të BE-së nga “shtet anëtar” në “organizatë ndërkombëtare”.

Ky veprim u vlerësua si një goditje më shumë në raportet e trazuara transatlantike.

“Departamenti i Shtetit do të njohë përsëri përfaqësimin e Bashkimit Evropian në Uashington si të baras-vlefshëm më atë të një misioni dypalësh” tha ambasadori i SHBA-së në BE, Gordon Sondland.

Sipas tij, BE-ja është një “organizatë me rëndësi të veçantë dhe një nga partnerët më të vlefshëm të SHBA-së në çështje të prosperitetit dhe sigurisë botërore”.

Vitet e fundit raportet mes Uashingtonit dhe Brukselit janë përkeqësuar, pasi administrata e presidentit Donald Trump, vitin e kaluar, vendosi tarifat për çelikun dhe aluminin ndaj BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat