Gratë në Iran sulmohen për kodin e veshjes

Bota

Gratë në Iran sulmohen për kodin e veshjes

Më: 12 mars 2019 Në ora: 10:53
Ilustrim

“Ligjet e detyrueshme të Iranit për hixhabet nuk janë vetëm thellësisht degraduese dhe diskriminuese, por përdoren edhe për të justifikuar sulmet e dhunshme ndaj grave dhe vajzave në rrugë”, tha përmes një deklarate Philip Luther, drejtor i programit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, pranë Amnyesty International.

Ai tha se gratë në Iran “ndalohen vazhdimisht në rrugë nga policia e moralit, e cila i fyen dhe i kërcënon ato, i urdhëron të fshehin flokët nën shami ose u jep faculeta për të fshirë grimin”.

Gratë po ashtu sulmohen fizikisht, “duke u goditur në fytyrë, duke u rrahur me shkopinj dhe duke u vënë nën pranga dhe futur në furgonë të policisë”, thuhet në deklaratë.

Kodi islamik i veshjes është bërë i detyrueshëm në Iran që nga Revolucioni i vitit 1979.

Me këtë kod, gratë duhet të mbulojnë flokët dhe trupin në publik./rel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat