Rrëfimi: “Djali trevjeçar vdiq në duart e babait, vëllai i shpëtoi duke u shtirur si i vdekur” - Bota Sot
Rrëfimi: “Djali trevjeçar vdiq në duart e babait, vëllai i shpëtoi duke u shtirur si i vdekur”

Bota

Rrëfimi: “Djali trevjeçar vdiq në duart e babait, vëllai i shpëtoi duke u shtirur si i vdekur”

Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:03
Mucad dhe Abdi Ibrahim

Një mik i familjarëve të viktimave ka thënë se një fëmijë trevjeçar ka vdekur në duart e babait të tij gjatë sulmit terrorist në Zelandë të Re, ndërsa vëllai ka mbijetuar në këtë tmerr duke u shtirur si i vdekur.

Mucad Ibrahim ishte duke marrë pjesë në lutjet e së premtes me babain e tij dhe me vëllain më të madh, Abdi Ibrahim, kur sulmuesi filloi t’i qëllonte me armë zjarri të gjithë njerëzit që ndodheshin në xhami.

Besohet që djaloshi trevjeçar është në mesin e 49 viktimave të këtij sulmi, ndërsa homazhe janë duke u bërë edhe për tetë persona tjerë që janë konfirmuar të vdekur dhe të cilët janë identifikuar.

Dyshohet se djali i vogël ka vrapuar për të ikur nga sulmuesi, ndërsa babai dhe vëllai i tij janë shtirur si të vdekur dhe kanë shpëtuar.

“Mucaad Ibrahim për fat të keq ka vdekur në duart e babait të tij mbrëmë dhe trupi i tij është marrë nga autoritetet”, ka thënë një mik i familjes.

Në mesin e viktimave janë edhe Daoub Nabi, 71-vjeçar, Naeem Rashid dhe djali i tij 21-vjeçar, Talha, shkruan “Daily Mail”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...