1.500 ushtarë amerikanë mbërriten në Gjermani nga baza e Teksasit në testin e parë të strategjisë ‘Vendosja e shpejtë’, e cila synon të forcojë prezencën e NATO-s në Evropën Lindore në rast të agresionit rus apo emergjencave të tjera.
Trupat amerikane zbarkuan në aeroportin e Tegel dhe për të vazhduar rrugën për në Poloni, ku ata do të bashkoeh me njësitë e tankëve dhe njësive të tjera të rënda që janë transferuar nga Holanda, dhe më pas për të kryer manovra me ushtrinë polake, raporton AP.
Strategjie e quajtur “angazhimi dinamik” është që të përgatit forcat ushtarake për betejë në Evropë në rast nevoje.
Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Gjermania dhe Britania e Madhe tashmë komandojnë njësitë e batalionit në Poloni, Letoni, Lituani dhe Estoni.